Angelina Jolie nuk është e vetmja: Këto zonjusha të famshme nuk i rezistuan The Weeknd

Angelina Jolie nuk është e vetmja: Këto zonjusha të famshme nuk i rezistuan The Weeknd

10:32, 17/01/2022

Pas “pëshpëritjeve” gjithnjë e më të shpeshta se The Weeknd dhe aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie janë në një lidhje romantike, le të kujtojmë të gjitha aventurat e dashurisë me zonjat e famshme që ka pasur kjo muzikante.

The Weeknd këto ditë, përveç suksesit të albumit të ri “Dawn FM”, po tërheq vëmendjen e mediave edhe për lidhjen e pretenduar me Jolie. 

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi këto pretendime, nuk ka dyshim se diçka po ndodh.

 Ata janë fotografuar duke drekuar së bashku, ndërsa së fundmi kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një koncert.

Se Anxhelina nuk është e vetmja bukuroshe që e ka interesuar muzikantin e njohur e dëshmon lista e tij e gjatë e ish-të dashurave.

Domethënë, lidhja që tërhoqi shumë vëmendjen e mediave është ajo që ka pasur me supermodelen Bela Hadid. Ata të dy janë argëtuar nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe janë ndarë disa herë.

Bela ishte ylli i videoklipit të këngës së tij “In The Night” dhe shpeshherë e cilësonte si “mikun e saj më të mirë”.

Image

Mirëpo, dashuria nuk mjaftoi, ndaj çifti i njohur i dha fund lidhjes.

Menjëherë pas kësaj, muzikanti filloi të takohej me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez. 

Ish-dashuria e Justin Bieber u shfaq disa herë në evente të rëndësishme me The Week, por kjo lidhje zgjati vetëm disa muaj.

Image

Pas ndarjes, muzikanti u pajtua me Belin, por këtë herë ata nuk mbijetuan si çift.

The Weeknd u lidh edhe me këngëtaren spanjolle Rosalia. Në fund të vitit 2020, ajo u shfaq në një video për një version remix të këngës së tij hit "Blinding Lights".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco