Për shkak të famës, Georgina Rodriguez tregon se kufizohet në daljet e saj

Për shkak të famës, Georgina Rodriguez tregon se kufizohet në daljet e saj

20:05, 16/01/2022

Georgina Rodriguez e ka pranuar se fama ka edhe anët e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë blerje në supermarket me burrin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo.

27-vjeçarja është kthyer nga një e panjohur në një emër që ka bërë bujë të madhe viteve të fundit me afro 30 milionë ndjekës në Instagram.

Kanë kaluar pesë vjet e gjysmë që kur u takua me sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e bija e një trafikanti të dënuar droge, që u rrit në qytetin spanjoll Pyrenees, Jaca, do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj të begatë në një dokumentar të Netflix të quajtur, ‘Soy Georgina’.

Ajo postoi disa pjesë të shkurtra në rrjete sociale, teksa tregon atë duke qëndruar jashtë bllokut të banesave me pamje të zymtë, ku mendohet se ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj.

Në të ajo thotë: “Ëndërroja të kisha një princ simpatik në krah dhe sot e kam”.

“Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr”.

“Është shumë e rëndësishme të mos harrosh se nga vjen. Unë e di se si është të kesh asgjë dhe e di se si është të kesh gjithçka”.

Por, ajo ka rrëfyer në një intervistë për një gazetë spanjolle se jeta si e famshme nuk është pa të meta.

E pyetur se si ia doli mbanë me kamerat dhe efektin që fama kishte në jetën e saj të përditshme, Georgina tha për të përditshmen kryesore El Mundo: “Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe më mungon më shumë me Cris”.

“Ndonjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të mira, por është e vështirë të mos shkosh në një kafene të këndit, gjithmonë duhet të shkosh në restorante të organizuar mirë që njerëzit të mos të shqetësojnë, që të mos shkosh në shkollë për të marrë fëmijët tuaj”.

“Ti humb shumë gjëra të përditshme që i kishe më parë, që Cris i humbi shumë kohë më parë dhe asnjëri prej nesh nuk i ka tani”.

“Ne nuk jetojmë të mbyllur në shtëpi gjatë gjithë kohës, Ronaldo punon dhe stërvitet, por ne shkojmë për të ngrënë darkë dhe për të blerë gjëra në vende më të qeta”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco