Detaje të reja që tregojnë se Kylie mund ta ketë lindur fëmijën e saj të dytë!

Detaje të reja që tregojnë se Kylie mund ta ketë lindur fëmijën e saj të dytë!

12:41, 15/01/2022

Sërish, lart e poshtë po flitet se miliarderja Kylie Jenner mund ta ketë lindur fëmijën e saj të dytë megjithëse në postimet e rrjeteve sociale po tregon të kundërtën.

Ajo ndau mbrëmë në Instagram foto nga festa e babayshower-it, ku na tregoi ca detaje të lezetshme nga organizimi.

Mirëpo, ca komente në TikTok, që mendohet se vijnë nga llogaria personale e Mason Disick, djalit të Kourtney-t dhe Scott, i përgjigjen pyetjeve lidhur me bebushin e Kylie-t.

“Si është fëmija i Kylie-t?”

“Mirë”- përgjigjet ai.

“E ka marrë Kylie makinën e re ‘për nëna’, për Stormi-n dhe djalin e saj?”

“Po”- shkruan llogaria, duke konfirmuar gjithashtu edhe gjininë e bebushit.

Megjithatë, ende nuk është e konfirmuar nëse Mason fshihet pas kësaj llogarie apo dikush tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco