Kanye nuk ndalet! Reperi bën deklaratën e ashpër për Pete Davidson

Kanye nuk ndalet! Reperi bën deklaratën e ashpër për Pete Davidson

10:54, 15/01/2022

Kanye West duket se nuk është shumë i lumtur për lidhjen e ish-gruas së tij Kim Kardashian me komedianin Pete Davidson, dhe mesa duket, ai ka një mesazh shumë të ashpër për yllin e “SNL”.

Ye ka dy fjalë për Pete në këngën e tij të re me The Game të quajtur “My life was never easy” .

Një pjesë e këngës është përhapur në rrjete sociale dhe dallohet qartë deklarata e tij e ashpër për të dashurin e ri të Kim Kardashian.

Gjatë këngës dëgjohen vargjet e tij: “Më shpëtoi Zoti që t’ia rregulloj qejfi Pete Davidson-it”.

Kënga supozohet të publikohet të premten mbrëma në orën 21:00 dhe fansat dyshojnë se “single” do të jetë pjesë e albumit të tij “Donda 2” dhe albumit të The Game “Drillmatic”, pasi klipi i këngës u postua nga të dy reperët në llogaritë e tyre të “Instagram”.

Megjithatë, njerëzit dyshojnë se Kanye do ta heqë tekstin dedikuar Pete nga kënga e tij, pasi është shumë i dhunshëm, dhe Kanye mbahet për ndryshimet e minutës së fundit në projektet e tij.

Edhe nëse ai vendosë ta tërheqë mbrapsht deklaratën, tashmë është i dukshëm qëndrimi i tij pas ndarjes nga Kim Kardashian e pas lidhjes së kësaj të fundit me komedianin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco