Arjan Konomi thumbon haptazi Donaldin, ja çfarë thotë ai

Arjan Konomi thumbon haptazi Donaldin, ja çfarë thotë ai

10:28, 15/01/2022

Bora Zemani padyshim është kthyer në emrin më të lakuar në mediat rozë, lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në jetën e saj sentimentale.

Para disa ditësh, ajo festoi 30-vjetorin e lindjes teksa kishte organizuar një festë të madhe mes miqsh dhe të afërmish.

Ndërkohë, emisioni i pasdites“Ftesë në 5” ka sjellë disa prej mesazheve të tyre në këtë përvjetor.

Mesazhet lidhen kryesisht me jetën sentimentale si dhe karrierën e moderatorës.

Mes urimeve dhe dashurisë që i është ofruar nëpërmjet mesazheve të këndshme, ajo që tërhoqi vëmendjen duke na bërë të githë përshtypje është pikërisht mesazhi i opinionistit të “PërPuthën” Arjan Konomi.

Deklarata e tij vjen si një thumb për historinë e mbyllur të dashurisë midis Borës dhe Donaldit.

“I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.”- ka thënë ai, duke na bërë të kuptojmë që i referohet lidhjes së saj me banorin e “Big Brother”

Ndërkohë, disa nga dedikimet e tjera për Borën kanë ardhur nga Olsa Muhameti, Aulona Musta, etj.

Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa

Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.

Ne mund të themi me bindje të plotë që padyshim që viti që lam pas mbante emrin Bora Zemani!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco