Po Bledi, pse nuk ishte në ditëlindjen e Borës?

Po Bledi, pse nuk ishte në ditëlindjen e Borës?

13:55, 14/01/2022

Bora Zemani ditëlindjen e kishte me 9 janar.

Por, në fakt festa e madhe e kësaj date me rëndësi u mbajt dje, shkruan Syri Kosova.

Në festë ishin edhe konkurrentët e emisionit Përputhën, që e moderon ajo, por, jo të gjithë.

Në festë mungoi Bledi, e këtë gjë e konfirmoi ai, përmes rrjeteve sociale, duke hedhur Story nga studio muzikore.

E, Syri merr vesh se Bledi mungoi për shkak se iu nënshtrua një testi për Covid, e që më pas rezultoi negativ.

Edhe fakti se ai jeton në Strugë, ia vështirësoi shkuarjen atje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco