Banorja e Big Brother zbulon ‘planin’ e Ilirit dhe Donaldit: E ke vënë re që…

Banorja e Big Brother zbulon ‘planin’ e Ilirit dhe Donaldit: E ke vënë re që…

11:41, 14/01/2022

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë “rivalët” kryesorë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ata vlerësohen si ndër pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh.

 

Ata janë në një garë të fortë me njëri-tjetrin dhe përplasjet mes tyre kanë qenë të shumta.

Mirëpo, ndryshe nga publiku, Monika i shikon si shokë të ngushtë.

 

Gjatë një bisede, aktorja i drejtohet Arbrit duke i thënë se Donaldi dhe Iliri janë “bashkëpunëtorë” dhe se në fakt zënkat dhe debatet që bëjnë vazhdimisht janë një strategji e tyre.

“Ata janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kjo është loja e tyre. E ke vënë re kur fillojnë dhe flasin për një temë kot, futen këta të dy. Ti thua Monika 2 apo 3. Këto janë dopio. Mos mbyllen në banjo këto, do të bëjmë këtë veprim, këtu kështu…”, tha Monika gjatë bisedës me Arbrin dhe Ilirin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco