Sa para kishte marrë kosovari që e fitoi Big Brother

Sa para kishte marrë kosovari që e fitoi Big Brother

11:32, 14/01/2022

Ish-fituesi i Big Brother, Arbër Zeka, ka treguar për çmimin që mori para nëntë vjetësh, në edicionin e pestë në atë kohë të këtij spektakli.

Ai tha se mori rreth 55 mijë euro.

Mes tjerash, Zeka tregoi për Klankosova se kush sipas tij mund të fitojë sot në Big Brother VIP.

“Në fillim më ka pëlqyer Donaldi, por më pas jam zhgënjyer me ngjarjet e fundit. Për fitore tash, jam në mes të Ilirit dhe Arjolës”, tha ai.

Tutje, Zeka tha se nuk do të kthehej më në Big Brother, veç nëse brenda do të ishin fituesit e secilit edicion.

Në fund, prezantuesi kosovar tha se fitoi famë mjaftueshëm në Big Brother, dhe ‘ia pa hajrin’ për shumëçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco