George Clooney ka refuzuar 35 milionë dollarë dhe arsyeja është surprizuese

George Clooney ka refuzuar 35 milionë dollarë dhe arsyeja është surprizuese

20:14, 06/12/2021

George Clooney ka rrëfyer në një intervistë të fundit 35 milionë dollarë.

Atij i ofruan një reklamë dhe një ditë pune do të ishte barazim me shumën marramendëse, por aktori i njohur refuzoi, pasi bëhej fjalë për një shtet, që mund të ngjallte polemika.

 

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për reklamën e një kompanie fluturimesh, por fola me Amal dhe vendosëm që nuk ia vlente. Ishte e lidhur me një vend që, edhe pse aleat, ishte i diskutueshëm me raste, kështu që mendova që nëse do të më merrte qoftë edhe një minutë gjumë, nuk ia vlente”, tha Clooney.

 

Por, pavarësisht se është jashtëzakonisht i famshëm për gati 30 vjet, ai nuk ka vuajtur asnjë nga grackat e zakonshme moderne të famës.

Nuk ka asnjë foto të tij duke qenë i dehur, nuk ka paraqitje në reality TV, nuk ka tatuazhe etj.

 

Aktori ka një histori me spotet publicitare të markave të ndryshme, prej të cilave ka fituar po aq shumë sa nga filmat.

Përveç rreth 45 milionë eurove që mendohet të ketë fituar përgjatë viteve nga Nestle, ai mendohet se ka fituar edhe 1 miliard dollarë nga shitja e kompanisë së tekilës Casamigos, të cilën e ka bashkëthemeluar.

 

Clooney ndodhet në Britaninë e Madhe pasi po xhiron filmin “The Tender Bar”.

Ndërkohë, ka paralajmëruar se më pas do të udhëtojë drejt Australisë për të xhiruar filmin “Ticket to Paradise” me Julia Roberts, ndërsa më pas do të rikthehet në Angli për një tjetër projekt, për momentin të mbajtur të fshehtë, me mikun e tij Brad Pitt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco