Emocionuese! Pink bën gjestin e mrekullueshëm për fansen e saj të sëmurë

Emocionuese! Pink bën gjestin e mrekullueshëm për fansen e saj të sëmurë

18:57, 06/12/2021

Pink ka befasuar fansen e saj të sëmurë duke i dedikuar 30 minuta bisedë.

Diane Barberian u diagnostikua me kancer muajin e kaluar.

Image

Ajo është një vrapuese elitare dhe konkurrente e Ironman, e cila para pak javësh realizoi maratonën e saj të fundit.

Ekipi i artistes vendosi ta befasoi Dianen duke mundësuar një bisedë 30 minutëshe në zoom.

Image

Në video, vrapuesja, e cila tani po jeton në bujtinë pas diagnozës së saj me kancer në kockë, e quajti vendimin e Pink për të folur me të “një akt të bukur mirësie” dhe rrëfeu se ajo derdhi lot kur zbuloi se ato do të flisnin bashkë.

“Ju keni një lloj guximi që unë nuk e kuptoj”, tha muzikantja fitues i Grammy-t për Berberian.

 

“Ju po i sillni i rehati njerëzve të tjerë ndërsa jeni duke kaluar këtë situatë.’

Unë gjithmonë them se jam duke ngjitur shkallët për në parajsë tani”,-u përgjigj vrapuesja duke shtuar se ajo ka jetuar shumë në të kaluarën dhe bëri gjithçka që donte të bënte, personalisht, profesionalisht dhe atletikisht.

Image

Më pas ajo tregoi se si dëshiron të vendosë të njëjtën mënyrë të jetesës në procesin e vdekjes së saj.

‘Dhe si tjetër do të vdes? Domethënë do të vdes në të njëjtën mënyrë. Duke u përpjekur për të mirën”, tha vrapuesja me ndershmëri të dukshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco