Butrinti dhe Don Xhoni kanë një surprizë për ju këtë fundvit

Butrinti dhe Don Xhoni kanë një surprizë për ju këtë fundvit

10:21, 04/12/2021

Dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare do të bëhen bashkë këtë fundvit për t’i befasuar fansat në mënyrën më të mirë të mundshme. Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë bashkuar forcat dhe do të vijnë me një bashkëpunim.

“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”, shkruajne dy këngëtarët.

Nuk dihet ende titulli dhe data e publikimit të bashkëpunimit, por është e sigurt se do të bëhet shumë shpejt një nga hitet më të dëgjuara.

Butrinti e kishte lajmëruar më herët një projekt të ri muzikor që do të publikohej në muajin e fundit të vitit.

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, shkruante Butrinti.

Ndërkohë, Don Xhoni pak kohë më parë publikoi bashkëpunimin me Loredanën.

Ata bashkëpunuan për këngën “Gjuj për to”, e cila në vetëm tre javë ka arritur 10 milionë klikime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco