Zbulohet një tjetër tradhëti ndaj Khloe Kardashian, Tristan Thompson do bëhet sërish baba

Zbulohet një tjetër tradhëti ndaj Khloe Kardashian, Tristan Thompson do bëhet sërish baba

18:40, 03/12/2021

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian padyshim janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin botëor, për shkak të marrëdhënies së tyre të ‘luhatur’.

Gjatë muajve të fundit, dyshja janë ndarë sërish për shkak të tradhëtive të shumta nga ana e Tristan.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon lajmi se ky i fundit po bëhet baba për herë të tretë, gjatë lidhjes që pati një trajniere personale.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga DailyMail.com, thuhet se nëna e foshnjës është më e re se basketbollisti dhe se që në fillimet e lidhjes me të po jeton në Los Angelos.

Në fotot e publikuara 31-vjeçarja thuhet se do ta sjellë në jetë fëmijën në datën 3 Dhjetor.

Sipas dokumenteve bombë të marra nga 'DailyMail.com', foshnja u ngjiz në Houston, Teksas, gjatë festimeve të ditëlindjes së 30-të të Thompson në mars.

Në një deklaratë të përfshirë në dosje, Thompson pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me Nichols disa herë në një hotel pasi dyshja ishin në një festë së bashku.

30-vjeçari përshkroi në dokumente se si Nichols e çoi atë në festë me makinën e saj sportive Maserati përpara se të kthehej në hotelin e tij ku ajo kishte ‘një surprizë të veçantë për ditëlindjen’ për të – që ai pranoi se e dinte se do të ishte seks.

Thompson pretendon se ajo ishte nata e vetme me të cilën ai ka kryer marrëdhënie seksuale, madje në atë kohë ai ishte në lidhje me Khloe Kardashian me të cilën është ndarë pas ndodhisë në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco