Rudina Dembacaj komenton 'trekëndëshin' Bora-Donald-Beatrix

Rudina Dembacaj komenton 'trekëndëshin' Bora-Donald-Beatrix

18:00, 03/12/2021

Padyshim që kjo javë mban emrin “Bora-Donald-Beatrix’ në bazë të situatave të ndryshme që ata kanë shkaktuar gjatë këtyre ditëve.

Ndonëse pati një takim mjaft romantik gjatë javës së dytë me Borën, Donaldi duket se ende nuk është i qartë sa i përket ndjenjave të tij pasi ditëve të fundit është afruar shumë me Beatrix.

E gjitha kjo nisi që pas daljes së Semit nga shtëpia e ‘BBV’, e cila është mikja e ngushtë e Borës.

Madje, gjatë puntatës së javës së kaluar Donaldi është shprehur se tani për tani ajo që donte është pikërisht marrëdhënia me Beatriksën.

Dhe, për herë të parë ata u puthën gjatë mbrëmjes së djeshme.

E githë kjo ka bërë lëmsh rrjetin dhe figura të rëndësishme të showbizit kanë reaguar, mes tyre edhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj.

“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.
Bora yll.
Trixa yll.
Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”
- është shprehur aktorja, pa përmendur emra për ‘moralistët’.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco