Ja cili është plani i Borës dhe Semit për tu ‘hakmarrë’ ndaj Donaldit

Ja cili është plani i Borës dhe Semit për tu ‘hakmarrë’ ndaj Donaldit

17:14, 03/12/2021

Gjatë spektaklit të javës së kaluar, Semi la studion e ‘Big Brother Vip’ pa iu dhënë mundësia të bisedojë drejtpërdrejt me aktorin.

Megjitatë, burime për “Pamfletin’ tregojnë se veprimet e Donaldit e kanë një çmim, dhe Bora së bashku me Semin do të ‘hakmerren” në ‘Përputhen Prime’.

Semi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin ku Bora moderon dhe në këtë puntatë speciale do të flasin për tradhtinë e Donaldit ndaj Borës, për t’i treguar publikut sipas tyre ngjyrat e vërteta të Donaldit.

“Për’puthen Prime” mbahet të shtunën, ndaj duhet të presim deri nesër për të konfirmuar nëse është ky plani i dy vajzave për ‘hakmarrje’.

Gjatë punatatës së kaluar aktori ka treguar se marrëdhënia e krijuar me Beatrix është ajo që do, dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim pë Borën.

Nga ana tjetër, Bora jashtë shtëpisë e kishte bërë të qartë disa herë në deklaratat e saj publike që ishte në pritje të daljes së Donaldit nga BB VIP, për të sqaruar raportin e tyre.

Situata e krijuar mes të treve ka lënë shumë pikëpytje te publiku, pasi Bora ende nuk ka reaguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco