Pasi vrau aksidentalisht kineastrën gjatë xhirimeve, aktori i njohur ka dy fjalë për të thënë

Pasi vrau aksidentalisht kineastrën gjatë xhirimeve, aktori i njohur ka dy fjalë për të thënë

16:44, 03/12/2021

Aktori i njohur Alec Badëin ka pranuar se tashmë karriera e tijtashmë ka marrë fund si pasoë e vrasjes aksidentale të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchin gjatë xhirimeve të filmit “Rust’.

“Edhe mundet”, tha 63-vjeçari gjatë një interviste për “ABC Neës”, duke shtuar se kjo gjë nuk i interesonte.

Baldwin u shprer se “ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës” gjatë këtij incidenti të tmerrshëm.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në armë”, tha ai. “E di që nuk jam unë”.

Ndër të tjera ai ka thënë se: “Nuk e di çfarë ndodhi gjatë xhirimeve. Nuk e di si përfundoi plumbi në armë, nuk e di. Gjithçka që dua është që kjo gjë të mos ndodhë përsëri.”

Aktori theksoi se po e mbante armën në drejtimin që Hutchins i kërkoi.

“Ajo po më orientonte si të mbaja armën. Po e mbaja pikërisht aty ku më tha ta mbaja dhe drejtimi ishte poshtë sqetullës së saj. Këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, shtoi Baldëin.

Së fundmi aktori ëtë shprehur se ndonëse nuk ndihej fajtor lidhur me atë që ndodhi, u lëndua shumë emocionalisht.

“Më del në ëndërr vazhdimisht”, përfundoi tha 63-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco