Këngëtarja e njohur shqiptare do të bëhet sonte banorja më e re e 'BB VIP'

Këngëtarja e njohur shqiptare do të bëhet sonte banorja më e re e 'BB VIP'

16:28, 03/12/2021

Sonte pritet që të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” një prurje e re.

Siç tregojnë burimet për “Revistën Who”, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare të Kosovës, Big Mama.

Në fakt, lajmi i futjes së saj si banore e re në “BB Vip” ka qarkulluar prej disa ditësh, ndërsa të gjitha aludimet u konfirmuan sot.

Big Mama në Big Brother VIP!

Muajin që lamë pas, këngëtarja tërhoqi vëmendjen e publikut me rrëfimin e saj të sinqertë, ku tregoi për jetën personale. Ajo u shpreh se ishte tradhtuar, mirëpo e kishte marrë me aq shumë sportivitet sa nuk e kishte aspak problem.

“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco