Madonna i çon këmbët para Dua Lipas

Madonna i çon këmbët para Dua Lipas

16:52, 01/12/2021

Vetëm pak ditë pasi u bë temë përshkak të disa fotografive provokuese që edhe Instagrami ia kishte censuruar, Madonna vjen me poza të reja.

Në një festë me miq të famshëm në Chiltern Firehouse në Londër, 53-vjeçarja sfidoi sërish stereotipet e moshës.

Me një korse të hapur të kominuar me një rrip të ngushtë një fund të zi ajo publikoi një sërë fotografish provokuese.

Në një fotografi, ajo hapi gojën dhe e kishte hedhur këmbën në ajër teksa ishte ulur në një divan me fotografin e modës Mert Alas dhe artisten shqiptare Dua Lipa.

Pothuajse në të gjitha fotografitë ajo mbante syze dielli me sy mace, pavarësisht se ishte brenda.

Ajo kishte veshur një varg gjerdanësh me rruaza, ndërsa aksesoret i kishte vënë më tej me vathë në formë kryqi.

Në postimin e publikuar në rrjetin e saj në rrjetet sociale, ajo mbështjellët në krahun e shokut të saj John Galliano.

Duke shfaqur stilin e saj tipik të çuditshëm, ajo kishte veshur edhe doreza lëkure të kuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco