Familja e 8-vjeçarit të vdekur në Astroworld refuzon ofertën e reperit të njohur

Familja e 8-vjeçarit të vdekur në Astroworld refuzon ofertën e reperit të njohur

15:27, 30/11/2021

Familja e Ezra Blount, viktimës më të re të festivalit “Astroworld”, ka refuzuar ofertën e reperit Travis Scott për të paguar funeralin e nëntëvjeçarit.

Duke iu përgjigjur letrës së Scott që shprehte keqardhje për vdekjen e Ezras dhe një ofertë për të mbuluar shpenzimet e funeralit të djalit, avokati i familjes Blount Bob Hilliard shkroi: “Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshim se ndjen keqardhje. Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi”.

Më 5 nëntor, në koncertin e artistit amerikan të mbajtur në Houston si pasojë e turmës së madhe, mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.

Më shumë se 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut të Houston ‘Six Flags’.
Avokati i Travis, Daniel Petrocelli, ia dërgoi letrën Hilliardit dhe këshilltarit të tij, Ben Crump të mërkurën e kaluar (24 nëntor).

“Travis është i shkatërruar nga tragjedia që ndodhi në Festivalin Astroëorld dhe ndihet keq për familjet, të dashurit e të cilëve vdiqën ose u plagosën”, thuhej në letrën e Petrocellit.

‘Travis është i përkushtuar të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar familjet që janë të përfshirë në këtë dhe për këtë qëllim dëshiron të paguajë për shpenzimet e funeralit për djalin e Blount”.

Avokati pretendoi se pranimi i ofertës së klientit të tij nuk do të kishte asnjë ndikim në padinë e ngritur nga babai i Ezras, Treston Blount, kundër Scott dhe të tjerëve.

Ezra ndodhej në krahët e të atit kur u rrëzua për shkak të turmës së madhe dhe në atë moment u shkel. Njoftimi për vdekjen e tij erdhi derisa po trajtohej në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco