Vetëm pak! Ai që po flirton hapur me Beatrixën është Romeo e jo Donaldi?!

Vetëm pak! Ai që po flirton hapur me Beatrixën është Romeo e jo Donaldi?!

14:40, 30/11/2021

Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrixës po shihet çdo ditë e më tepër sidomos pas largimit të Semit nga shtëpia.

Kjo ka irrituar pa fund fansat e dyshes Bora-Donald, të cilët ditëve të fundit kanë pushtuar rrjetin me komente e sulme ndaj tyre duke gjykuar aktorin për afrimitetin me Beatrix kur jasht ka Borën që e pret.

E gjersa duket se fansat e tyre nuk mund ta pranojnë këtë fakt dhe atë që po shohin shkuan deri aty sa papritur doli një tjetër teori.

Dikush ngriti një dilemë se ai brenda momentalisht nuk është Donaldi por vëllau i tij binjak, Romeo.

Dyshimet lindën pasi ditë më parë Arbana ka realizuar një video me Romeon të cilit i thotë se jo pak njerëz në ditë ia kërkojnë ta fusë Romeon në vend të Donaldit që të ketë ngatërresa.

As Romeo nuk e ka përjashtuar këtë mundësi duke thënë se nuk do ishte keq.

Kujtojmë se mbrëmë Olti Curri, blogeri shqiptar afirmitetin mes tyre e cilësoi si lojë dhe nuk dihet nëse e kishte fjalën për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco