Me zemër në duar, Adrianës kolegët i tregojnë sa shumë e duan

Me zemër në duar, Adrianës kolegët i tregojnë sa shumë e duan

13:22, 30/11/2021

Adriana Matoshi, aktorja kosovare, po përballet sërish me tumorin në kokë dhe do i nënshtrohet një operacioni të vështirë kirurgjikal.

Për t’i dhënë mbështetje morale, në sheshet e Prishtinës, sot u organizua një marsh për të, shkruan Syri Kosova.

Shumë miq të saj, kolegë e qytetarë, ndonëse në temperatura të ftohta, dolën dhe i treguan se sa shumë e duan dhe e vlerësojnë.

Duke bërë zemrën me duar, miqtë e aktores i bënë thirrje asaj të mos dorëzohet.

Për një veprim të tillë, nuk mjaftojnë as duartrokitjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco