Valoni mendon të marrë vendimin drastik, ja diskutimet në shtëpinë e 'Big Brother VIP'

Valoni mendon të marrë vendimin drastik, ja diskutimet në shtëpinë e 'Big Brother VIP'

10:52, 30/11/2021

Konkurrenti i “Big Brother VIP” Valoni ka marrë në konsideratë mundësinë e largimit nga shtëpia.

Shkak është bërë një debat mes tij dhe Antonelës, ku Valoni i kërkoi falje konkurrentes por ajo nuk e pranoi.

Është një gjë e përsëritur dhe nuk e di a ia vlen më të qëndroj këtu. Kam shumë gjëra për të bërë jashtë dhe mbase u nxitova që e mora këtë vendim. Nuk po përshtatem siç duhet dhe mendoj se mbase më mirë është të dal”,- tha ai.

Banorët e tjerë, Meridiani, Sabiani dhe Iliri u përpoqën që ta qetësonin duke i thënë se nuk mund ta lërë shtëpinë për një debat.

‘’Edhe në jetën reale do kesh njerëz që nuk do përshtates, thjesht hidhe pas krahëve. Nuk mund të lësh shtëpinë vetëm se bërë debat me një person’’,- tha Iliri.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco