Red Notice u bë filmi numër një i Netflix dhe ‘The Rock’ ka dy fjalë për të thënë

Red Notice u bë filmi numër një i Netflix dhe ‘The Rock’ ka dy fjalë për të thënë

13:57, 29/11/2021

Red Notice është bërë tashmë filmi numër një i Netflix i të gjitha kohërave dhe Dwayne Johnson s’mund të ishte gjë tjetër veçse mirënjohës ër këtë.

Aktori 49-vjeçar postoi një video në Instagram së bashku me një mbishkrim duke reklamuar suksesin e filmit të tij të ri.

 

Në video, The Rock ngre një gotë me tekilën e tij Teremana për ndjekësit e tij që e kanë parë filmin dhe i falenderon për mbështetjen e tyre.

“Djema, ju e keni kthyer Red Notice në një fenomen të vërtetë ikonik, global dhe kulturor. Në vetëm 11 ditë, ju e keni bërë Red Notice filmin më të madh në historinë e Netflix”,  tha ai gjatë fjalës së tij

 

“Si një forcë e pandalshme, ju gjithashtu po e bëni Red Notice pronën më të ndjekur në historinë e Netflix në film ose në televizion”.

Që nga e mërkura e kaluar, People raportoi se Red Notice ishte shikuar për gati 278 milionë orë, ndërsa Bird Box, ku luante Sandra Bullock ishte shikuar për rreth 282 milionë orë.

 

Red Notice përqendrohet rreth një agjenti të Interpolit që i është vënë pas një hajduti arti të kërkuar në ndjekje të një veze të artë që dikur i përkiste Kleopatrës.

Në të luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco