Konfirmohet lidhja e këngëtares së famshme, shfaqet në publik me të dashurin e ri

Konfirmohet lidhja e këngëtares së famshme, shfaqet në publik me të dashurin e ri

13:20, 29/11/2021

Këngëtarja e njohur, Jesy Nelson konfirmoi romancën e re me aktorin, Lucien Laviscount, pasi u fotografuan duke u përqafuar në Londër. 

30-vjeçarja dukej mjaft e lumtur teksa po bënte një shëtitje nëpër kryeqytetin anglez. 

 

Lucien ka luajtur së fundmi me Lily Collins në dramën Emily In Paris.

Jesy, e cila së fundmi ishte e lidhur Harry James, njihet për romancat me yje të tjerë si Chris Hughes, Jordan Banjo dhe djalin e Coleen Nolan, Jake Roche, me të cilin ka qenë dhe e fejuar. Artistja është përfshirë së fundmi në një konflikt me anëtaret e Little Mix.

 

Këngëtarja 30-vjeçare theksoi se të qenit pjesë e një prej grupeve më të suksesshme të vajzave në Britani ndikoi në shëndetin e saj mendor. 

Në një intervistë, ajo shpjegoi se si gjërat e vogla e bënin të ndihej ‘e bllokuar’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco