‘Jeta nuk është më bardhë e zi’, Alban Skënderaj bën dedikim prekës për ditëlindjen e së bijës 

‘Jeta nuk është më bardhë e zi’, Alban Skënderaj bën dedikim prekës për ditëlindjen e së bijës 

12:59, 29/11/2021

Dita e djeshme ishte një ditë shumë e veçantë në familjen e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.  

Jo vetëm për faktin se ishte 109-vjetori i Pavarësisë por gjithashtu edhe sepse e bija e tyre, Ameli festoi ditëlindjen.  

 

Këngëtari i mirënjohur ka ndarë një foto me vogëlushen ndërsa ka shkruar fjalët më të ëmbla për ta uruar atë që ai e quan “dashurinë e tij të vogël dhe të madhe”. 

“Dashuria e vogel dhe e madhe e babit. Qe kur erdhe ti jeta s‘eshte me bardhe e zi! Gjithsesi, sot jam i trishtuar sepse eshte hera e pare qe nuk do jem me ty per te festuar ditelindjen tende por ti, ke lindur ne nje dite te shenuar dhe une edhe pse me shume mall per ty do festoj e do kendoj kengen tende njesoj si te te kisha ne krahet e mia. Gezuar shpirt im. Te dua pafund! 

 

Gezuar Festen e Flamurit te dashur bashkeatdhetare kudo ku ndodheni. Jetoni me nder e krenare per prejardhjen tuaj por ne te njejten kohe te gjithe pa perjashtim, ne te voglen e tone, me veprime konkrete, le te bejme me te miren qe atdheu yne te kete nje te ardhme te begate per brezat qe do te vijne“, ka shkruar Albani.  
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco