Shampanja derdhet lum për këngëtaren dhe aktoren 58 vjeçare turke

Shampanja derdhet lum për këngëtaren dhe aktoren 58 vjeçare turke

08:49, 29/11/2021

Ndërsa qytetarët në Turqi qëndrojnë në radhë për të marrë bukë, një imazh tjetër i vendit vjen nga buzuqet, ku shampanja vërshon lum.

Personazhi i nderuar është aktorja dhe këngëtarja shumë e njohur dhe për publikun shqiptar Hülya Avşar

Aktrorja e cila kishte kohë që nuk organizonte koncerte për shkak të pandemisë së koronavirusit mbrëmjen e djeshme i ka mahnitur të gjtihë si për veshjen ashtu dhe për performancën e saj në skenë.

Këngëtarja 58-vjeçare u ngjit në skenë në një ambient në Maslak, një nga lagjet kryesore të biznesit të Stambollit të Turqisë, që ndodhet në anën evropiane të qytetit.

Hulya Avsar këndoi këngë të muzikës tradicionale.

Qendra e Kazinos së Re ishte e mbushur plot dhe fansat e saj kishin rezervuar prej kohësh.

Sipas gazetës Hurriyet, audienca hapi të paktën 200 shishe shampanjë për hir të saj .

Në mes të audiencës që ndiqnin këngëtaren turke kishte rusë, arabë, qytetarë të Azerbajxhanit.

'Nuk jam mësuar të më përkëdhelin kështu”, ka thënë Avsar, e cila ka rinovuar takimin me besimtarët e saj në natën e ndërrimit të viteve.

Madje këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale para se të ngjitej në skenë me mbishkrimin “Pres radhën para se të dal në skenë”.

Hulya Avsar një aktore, këngëtare, biznesmene dhe fituese e konkursit të bukurisë, ishte takuar disa herë në të kaluarën me Recep Tayyip Erdogan, i cili donte të përdorte popullaritetin e saj për të rritur profilin e tij.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco