Tyson Fury përlot me rrëfimin për problemet e shëndetit mendor

Tyson Fury përlot me rrëfimin për problemet e shëndetit mendor

08:22, 29/11/2021

Tyson Fury ka pranuar se ai ende lufton çdo ditë me problemet e shëndetit mendor në një video frymëzuese që Gypsy King publikoi gjashtë vjet nga dita kur mundi Wladimir Klitschko dhe u bë kampion i boksit.

33-vjeçari postoi një mesazh për fansat të cilin e filloi duke pranuar fitoren historike, por më pas vazhdoi të fliste për spiralen e tij të dokumentuar mirë në një depresion të nxitur nga alkooli dhe droga.

 

Ndërsa Fury arriti ta tërhiqte veten nga thellësia e dëshpërimit për të rindezur karrierën e tij në boks, ai theksoi se si vazhdon të luftojë me problemet e tij të shëndetit mendor.

“Gëzuar përvjetorin për mua”, nis ai në video.

 

“Sot, gjashtë vjet më parë lindi Mbreti Cigan. Unë munda Wladimir Klitschko dhe u bëra kampion i unifikuar i peshave të rënda të botës.

Menjëherë pas kësaj, unë rashë me një luftë për shëndetin mendor. Pra, askush nuk është kurrë, kurrë, kurrë i sigurt nga shëndeti (çështjet) mendore. Pa marrë parasysh se kush jeni apo çfarë jeni.

Kam pasur një betejë shumë të gjatë, të vështirë dhe vazhdon të jetë e tillë çdo ditë.”

 

Rimëkëmbja e Fury e bëri atë të përballet me amerikanin Deontay Wilder në një trilogji të suksesshme që fitoi Gypsy King. Duke vepruar kështu, ai rifitoi reputacionin e tij si një nga boksierët më të mirë të peshave të rënda në botë.

Fury e mbylli videon e tij me një mesazh shpresëdhënës për të tjerët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

 

“Pra, për këdo që po lufton atje sot, kjo është dita juaj. Jinni pozitiv, jinni të fortë; mos u dorëzoni kurrë dhe vazhdoni gjithmonë të luftoni”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco