Aktorja e njohur ndryshon papritur ‘look’

Aktorja e njohur ndryshon papritur ‘look’

12:22, 28/11/2021

Sa herë e keni menduar t’i prisni flokët me baluke por më pas jeni bërë pishmënd?

E dimë, ju ka tunduar qoftë edhe një herë të vetme kjo dëshirë por nëse po prisnit një shtysë (ose një shenjë nga universi lol), kjo është ajo.

Image

Aktorja Olta Gixhari ndryshoi pas kaq shumë kohësh pamjen e saj.

Pasi vendosi t’i thotë dalëngadalë ‘lamtumirë’ bjondes duke lënë të rritet rrënjën e saj, Olta ka prerë edhe baluke.

 

Këtë e kanë treguar edhe postimet në “InstaStory”, ku aktorja ka shijuar look-un e ri në një darkë me mikeshat e saj.

Duket se pamja e re po i pëlqen aktores, të cilën prej vitesh ishim mësuar ta shihnim vetëm bjonde.

 

Epo, tashmë që është bërë edhe mama, disa ndryshime do të ketë në jetën e saj!

Në muajin gusht, Olta festoi 1-vjetorin e të birit, Amar, portretin e të cilit ende nuk e kemi parë.

 

Në përvjetorin e parë të bekimit të tyre, Olta dhe partneri i saj kanë organizuar një festë në mesnatë. 

Ajo ka publikuar në “InstaStory” një video ku shihet duke hapur një shishe shampanjë, krahas së cilës ka shkruar:

 

“Amar fle, po mami dhe babi festojnë për të, je jeta jonë. Gëzuar ditëlindjen tënde të parë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco