Merr fund hidhërimi, Fifi dhe Tayna pajtohen, ky post tregon gjithçka

Merr fund hidhërimi, Fifi dhe Tayna pajtohen, ky post tregon gjithçka

15:55, 27/11/2021

Një 'hasmëri' e dikurshme mori fund.

Fifi dikur në një këngë të saj, pati lëshuar një 'diss' për Taynën, duke 'vulosur' kështu një raport akull mes dy artisteve, shkruan Syri Kosova.

E, ky akull, ndonëse jemi në ditë të ftohta të nëntorit, ka filluar të shkrihet mes tyre.

Te posti i Flori Mumajesit, në këngën me Fifin, ka qenë Tayna ajo e cila ka bërë LIKE këtë këngë.

Image

Kurse, sot, Fifi në Instastoryn e saj shpërndau foton e Taynës, saktësisht të projektit të ri të reperes, dedikuar femrave.

Image

Nga ana tjetër, Fifi dhe Tayna kanë nisur të ndjekën edhe në rrjetet sociale, duke bërë 'follow' njëra-tjetrën.

Sidoqoftë, se ka hapa për pajtim, kjo s'do diskutim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco