Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i hapën vajzës së tyre biznes luksoz ende pa lindur

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i hapën vajzës së tyre biznes luksoz ende pa lindur

14:37, 27/11/2021

Prezantuesja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj reper, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë dhe urimet kanë vërshuar ndaj çiftit.

Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë: “Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Marget Selimi.” shkroi dy ditë më parë Marina në llogarinë e saj në Instagram.

Marina zbuloi në fund të muajit gusht se ishte në pritje të ëmbël, pas katër vitesh martesë me artistin nga Kosova.

Ndërkohë që çifti Marina dhe Getoari kanë menduar edhe për për vajzën e tyre para se ajo të vinte në jetë.

Ata i kanë hapur një rrjet restorantesh që mbajnë emrin e vajzës Marget, ku kanë investuar si aksionerë 50 me 50 për qind të dy.

Te dokumenti i biznesit të firmosur nga të dyja palët, bie në sy fakti që Marina në dokumente zyrtare mban mbiemrin e bashkëshortit, Selimi.

Duket se pas problemeve me ortakët e tij si CEO i “Babastars”, Getoari ka investuar në biznesin familjar, duke e bërë të bijën biznesmenen më të vogël në familje.

Tashmë ata kanë vendosur që të regjistrojnë biznesin e tyre të ri me emrin e vajzës, Marget.

Lind pyetja, a mos ndoshta Getoari dhe Marina janë çifti që i mbajnë llogaritë bankare të ndara në shtëpi, dhe si do të ndryshojë menazhimi i buxhetit të tyre tani që u bënë prindër.

Këtë kuriozitet dhe të tjera nga planet e tyre presim të na i rrëfejë vetë çifti në intervistën e tyre të radhës.Panorama Plus

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco