Ja çfarë planesh ka për të ardhmen Xhesika Berberi

Ja çfarë planesh ka për të ardhmen Xhesika Berberi

13:03, 27/11/2021

Modelja Xhesika Berberi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale dje.

Bukuroshja erdhi në Shqipëri për të kaluar vetëm pak ditë, sepse i ati kishte ditëlindjen.

Ajo prej vitesh jeton në SHBA, ku ushtron edhe profesionin si modele.

E ftuar tek “Rudina”, Xhesika erdhi së bashku me mbesën e saj, e cila i ngjante shumë.

Vajzat treguan se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe se kur të rritej, Eveli, kishte dëshirë të ndiqte hapat e tezes së saj.

Gjatë bisedës, Xhesika tha se mbesa ia ka ushqyer akoma më shumë dëshirën për t’u bërë nënë:

“Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin, sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër, se duke qenë tani që po vij me biznesin tim dhe të krijosh diçka në SHBA, nuk është e thjeshtë.

"Kam dy vite që po punoj shumë fort, dhe dua që kur të kem familjen time, fëmijët e mi, ta kem ezauruar pjesën e karrierës dhe të jem 100% e fokusuar vetëm te familja."

Kështu që dua të mbaroj njëherë këto gjërat që i kam në plan. Sidomos dua që kur të flas me fëmijët e mi të ardhshëm t’i them që kam bërë këtë”.

Konkretisht, siç rrëfeu Xhesika, është duke u marrë me një biznes të sajin, produktin e të cilit do ta hedhë në treg shumë shpejt.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco