Largimi i Fifit/ Banorët komentojnë situatën

Largimi i Fifit/ Banorët komentojnë situatën

10:20, 26/11/2021

Sot nga ‘Big Brother VIP’ u largua një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të reality show-ut.

Këngëtarja e njohur, Fifi, mori vendimin për tu larguar:

Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.

Banorët e pritën këtë situatë në mënyrë emocionale dhe e komentuan më vonë:

“U mërzita vetëm se ajo donte të ishte këtu,donte të kalonte mirë dhe donte të merrte ato para. Qajta një moment se nuk do të jetë këtu brenda por rëndësi ka shëndeti i saj mbi të gjitha,”-tha Semi.

Gjithashtu dhe Arbëri u shpreh se është ndjerë shumë i lumtur për këtë vendim të këngëtares pasi është gjëja më e duhur që ajo ka bërë.

“Unë gjithmonë kam menduar që Fifi nëse do të jetë sa më mirë në lidhje më shëndetin duhet të largohet sa më parë nga shtëpia,se shëndeti vlen më shumë se paratë.Jam shumë krenar për të që mori atë vendim”-tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco