Albani dhe Miriami na ëmbëlsuan zemrat me bashkëpunimin e radhës

Albani dhe Miriami na ëmbëlsuan zemrat me bashkëpunimin e radhës

10:08, 26/11/2021

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur të showbizi-t.

Ndjekësit i vlerësojnë shumë momentet e tyre bashkë, e sidomos kur bëhet fjalë për bashkëpunime muzikore, në të cilat dy yjet i shprehin dashurinë e sinqertë njëri-tjetrit.

Zemër përmbi Zemër’, titullohet bashkëpunimi i fundit i dyshes, i cili doli para 1 ore.

Bashkëpunimi deri tani është pritur shumë mirë me tekst dhe muzikë nga vetë Albani:

Një pjesë e tekstit:

Zemër përmbi zemër eja fli me mua, në kohë të mira e të vështira, unë do të dua
Zemër përmbi zemër eja fli me mua, frymën e fundit dua ta marrë unë në krahët e tua. 
Edhe kur thinjat të mbulojnë rrudhat në ballë, do të dua si ditën e parë
Si veten, si jetën edhe nëse bota do të ketë kthyer shpinën, do të dua si ditën e parë

Jemi s’jemi kopja ideale, jemi s’jemi kopja ideale, nuk duam medalje, duam jetë normale, pa 1000 skandale, pa shtirje sociale. 
Jemi s’jemi kopja ideale, më mjafton ta dimë unë e ti. 

Zemër përmbi zemër eja fli me mua, në kohë të mira e të vështira, unë do të dua
Zemër përmbi zemër eja fli me mua, frymën e fundit dua ta marrë unë në krahët e tua. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco