Ylli dhe Ermali sjellin bashkëpunimin e shumëpritur

Ylli dhe Ermali sjellin bashkëpunimin e shumëpritur

09:39, 26/11/2021

Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu janë ndër zërat më të ëmbël të muzikë shqiptare.

Dy këngëtarët e suksesshëm gjithmonë kanë ardhur me HIT-e romantike dhe tashmë ata janë bashkuar bashkë dhe një super HIT, i cili u lançua sot.

Kënga ” As 1 minut ” është një këngë ndarje e dashurie, si shumica e këngëve të tyre.

Projekti i fundit i Ermalit ishte bashkëpunimi me Gjiko-n, “Sa t’kom dasht”, këngë e cila është sukses i padiskutueshëm me 17  milion klikime, ndërsa projekti i fundit i këngëtarit Ylli Limani ishte super bashkëpunimi me Elvana Gjatën: E di x Marre, këngë të cilat ishin HIT veror dhe dëgjohen ende.

Një pjesë e tekstit:

“Kurrgjo s’koka konë boll, kurrgjo nuk ja paska vlejt me rehatu krejt botën e me lon veten keq
Kurrgjo s’paska bo mirë, kurrë s’ja paskam qëllu, pasna fol vend e vend e paskam lëndu
Të paskam dashtë ma shumë se veten, të paskam dasht ma shumë se jetën

Nëse nuk më don ti thuje, se nuk rri asnjë sekond, as 1 minutë, veç jepi fund
Kam vendos me dashtë unë veten pak më shumë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco