Fifi i shkruan letër vetes: Uroj të të gjej mirë kjo letër...

Fifi i shkruan letër vetes: Uroj të të gjej mirë kjo letër...

11:32, 25/11/2021

Filloreta Raçi-Fifi, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

E gjitha pas një debati që u bë të martën, në të cilin ishte e përfshirë së bashku me opinionisten Balina Bodinaku.

Kjo e fundit e akuzoi artisten shqiptare se po ndërhyn për të marrë vëmendje me pretekstin se i ka humbur gjithë vëmendja.

Pas kësaj zënke, Fifi kërkoi që të largohej nga shtëpia e BBV dhe në atë çast humbi vetëdijen duke rënë në tokë.

Ngjarja e ndodhur shkaktoi reagime të shumta, disa prej të cilëve e përkrahën këngëtaren e kishte edhe shumë të tjerë që nuk u pajtuan me të.

Në shkrimin dedikuar vetes, 27-vjeçarja la shumë pikëpyetje në ato që duhej t’i zbatonte.

Ajo shkruan:

"Uroj të të gjej mirë kjo letër.

 

Kam diçka shumë të rëndësishme me të thanë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq për zemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdo kush do bëhet njish me atë që ti përcepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë të vlerësosh veten më shumë

A ke mendu ndonjëherë për atë çfarë duan të tjerët ti të jesh

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco