Alec Baldwin shihet duke përqafuar bashkëshortin dhe djalin e kineastës që vrau aksidentalisht

Alec Baldwin shihet duke përqafuar bashkëshortin dhe djalin e kineastës që vrau aksidentalisht

11:59, 25/10/2021

Sipas një burimi Alec Baldwin ishte ‘histerik dhe absolutisht i pangushëllueshëm' për orë të tëra, pasi qëlloi aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit ‘Hust’.

Aktori 63 vjeçar që po kërkon kohë të marrë veten dhe të ripërqendrohet është parë duke dalë nga një hotel dhe duke përqafuar bashkëshortin e Hutchins, Matt të shtunën në mëngjes dy ditë pas vrasjes aksidentale.

‘Kjo ishte shumë shkatërruese për Alec. Sa herë që i ndodh diçka e keqe për një afat të shkurtër ai largohet nga sytë e publikut’ tha një burim për People.

Matthew Hutchins, i cili ka ndarë hidhërimin e tij në mediat sociale pas humbjes së gruas së tij Halyna, 42 vjeç, u pa së bashku me asistentin e tij dhe djalin e çiftit Andros të shtunën në Santa Fe.

Andros dhe Matthew morën pjesë në një përkujtimore private të mbajtur në Santa Fe të premten, me Alec Baldwin gjithashtu të pranishëm. 

Matthew dhe Baldwin u raportuan më parë se ishin në kontakt pas aksidentit dhe aktori ka qenë 'shumë mbështetës', sipas bashkëshortit të kinematografes së ndjerë. 

Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve organizoi një vigjilje me qirinj në Albuquerque Civic Plaza të shtunën, ndërsa thirrjet për masa për të mbrojtur ekuipazhin e filmit nga aksidentet e lidhura me armë zjarri në skenë po rriten.

Një  peticion i change.org që bën thirrje që Hollivudi të ndalojë përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike ka mbledhur mbi 10,000 nënshkrime që kur u krijua të enjten.

Peticioni u nis nga miku dhe kolegu i Hutchins, drejtori Bandar Albuliwi, i cili shkroi:

“Duhet të sigurohemi që kjo tragjedi e shmangshme të mos ndodhë më kurrë. Nuk ka justifikim që diçka e tillë të ndodhë në shekullin 21. Armët e vërteta nuk janë më të nevojshme në setet e prodhimit të filmit. ' 

ImageImage

Image

Image

 ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco