'Më pëlqen muzika arabe, më ngjan me atë shqipe'

'Më pëlqen muzika arabe, më ngjan me atë shqipe'

14:42, 24/10/2021

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bleta Rexha e njohur me nofkën “Bebe”, është mjaftë aktive në platformat e rrjeteve sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social “Instagram”, tregoi se kohë më parë e ka studiuar gjuhën arabe.

Përmes një video të realizuar në “TikTok” me njërën prej këngëve arabe, këngëtarja tregoi se e adhuron muzikën e tyre dhe i duket shumë e ngjashme me atë shqipe.

“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, ka shkruar Bebe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco