Elton John do të largohet nga muzika?

Elton John do të largohet nga muzika?

14:19, 24/10/2021

Elton John ka zbuluar se mezi pret të tërhiqet pas turneut të tij ‘Farewell Yellow Brick Road’, në mënyrë që të kalojë kohë me dy djemtë e tij të vegjël Zachary dhe Elijah.

Këngëtari 74 vjeçar, do të përfundojë turneun e tij në vitin 2023 dhe në një intervistë për ‘NME’ ka treguar se pse mendon se është koha e duhur për të dorëzuar mikrofonin e tij.

 

Duke lavdëruar kopertinën e “The Big Read”, Elton tha se kishte udhëtuar mjaftueshëm nëpër botë dhe gjatë intervistës, me shaka tha për Ed Sheeran se nuk i mbyllet goja pasi ai e zbuloi sekretin e këngës së tyre të Krishtlindjeve më herët gjatë këtij muaji.

Duke folur në lidhje me turneun e tij botëror, Elton tha:

 

“Për momentin unë përfundoj supozohet se në vitin 2023, në verë, kohë në të cilën do të bëhem 76 vjeç dhe kaq. Mezi pres ta bëj dhe të kaloj shumë mirë, të mbaroj dhe të them, ‘Jo më jam mjaftuar’. Unë do të bëj regjistrime dhe do të bëj emisionin tim në radio, por sa i përket shfaqjeve unë kam pasur mjaft sukses.

Unë dua të jem me familjen time. Dua të jem me djemtë e mi. Do të jem akoma krijues, por nuk dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime duke fluturuar këtu apo atje. Nuk mund të bëj më shumë sesa kam bërë tani dhe të kursej për bamirësinë e çuditshme që mund të dalë, kjo është për mua”.

 

Ndërkohë për sa i përket këngës së legjendës së muzikës me Dua Lipa-n, me titull  “Cold Heart”, ju rikujtojmë se ky projekt ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”.

Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco