Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins nga xhaxhi i saj Alec Baldwin: Jam zemërthyer

Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins nga xhaxhi i saj Alec Baldwin: Jam zemërthyer

21:32, 23/10/2021

Hailey Bieber është absolutisht zemërthyer për të gjithë të përfshirët në vdekjen aksidentale të Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Mbesa 24-vjeçare e Alec Baldwin, yllit dhe producentit të filmit, shprehu ngushëllimet e saj për të prekurit nga tragjedia, e cila la të vdekur kineastin dhe të plagosur regjisorin Joel Souza, shkruan People

“U dërgoi gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese”, shkroi modelja në InstaStory të premten.

 

Foto: Hailey Bieber/InstaStory

“Mendimet e mia janë gjithashtu me Joel Souza për shërimin e tij sa më të shpejt”, tha tutje Hailey në postim.

Të enjten, Hutchins, 42 vjeç dhe Souza, 48, u qëlluan kur një armë zjarri u përdorë gjatë xhirimeve nga Baldwin, 63 vjeç, sipas departamentit të sherifit lokal. Filmi po xhirohej në Bonanza Creek Ranch në New Mexico.

 

Foto: Getty

Hutchins u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos, ku vdiq nga plagët e marra. Teksa, regjisori Souza u trajtua për plagët e marra në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent në Santa Fe dhe u lirua të premten. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco