Mos iu besoni fotografive që ato postojnë: VIP-at e Kosovës me një aplikacion, po ju mashtrojnë me pamjen e vërtetë (Foto)

Mos iu besoni fotografive që ato postojnë: VIP-at e Kosovës me një aplikacion, po ju mashtrojnë me pamjen e vërtetë (Foto)

14:21, 21/10/2021

Zbulimi i rrjeteve sociale lirisht mund të llogaritet si një nga zbulimet më të mirëmenduara ndonjëherë dhe më të duhura për socializmin e njerëzimit. Por, si çdo gjë tjetër në botë, edhe rrjetet në fjalë i kanë të mirat dhe të këqijat e tyre përcjellëse. Kur jemi te të mirat, Instagrami-t, Facebook-ut apo Snapchat-it hajrin më së shumti ua kanë parë fytyrat publike, si për reklamë për këngë, ashtu edhe për të treguar se si duken ata. Syri.net Kosova sjell më poshtë disa nga emrat publik të cilët në Instagram janë yje, kurse, LIVE lënë shumë për të dëshiruar

SYRI KOSOVA


Janë shumë aktiv, e me patjetër e kanë të mbledhin shumë ndjekës në rrjetet sociale, për të treguar se sa shumë të dashur janë për publikun.

E, pikërisht këtë publik, disa prej emrave të njohur, kryesisht të gjinisë femërore, po tentojnë që ta gënjejnë, sa i përket formës se si e prezantojnë veten e tyre.

Kjo ‘gënjeshtër’ më e madhe është të format trupore e të fytyra ‘akull’ që ato i bëjnë përmes aplikacioneve të ndryshme, veçanërisht me Face APP.

Syri.net Kosova ua sjell të përmbledhura disa nga këto fytyra publike, të disa sferave.

Mihrije Braha

Çdoherë e komentuar për formën se si s’po plaket, Mihrije Braha është ‘kampionia’ e përdorimit të filterave dhe fotoshopit, për t’i fshehur shenjat e rrudhat nga fytyrat. Madje, nëse e krahasojmë ndonjë fotografi të saj që e publikon vet, me një fotografi që ia publikon dikush tjetër, fytyra e saj është vërtetë krejt e ndryshme. Shikoni këto dy fotografi dhe binduni vet.

Image

Gili

Është 53 vjeçe, por, nëse e shikojmë në Instagram, Gilit nuk ia japim as 30. Kjo se, këngëtarja e dashur për publikun në fotografitë që i bën të fotografët e ndryshëm, apo vet, përdor fotoshop, duke e pastruar fytyrën e saj e duke e bërë ‘akull’. Në fakt, fotot më poshtë e tregojnë se si duket Gili në të vërtetë.

Image

Edona Llalloshi

Edona Llalloshi bën pjesë në listën e këngëtareve që përdorin aplikacione të ndryshme për t’u zbukuruar akoma më shumë. Kjo gjë vërehet në fotografitë e fundit të saj, në të cilat ajo prezantohet shumë e kuruar, anipse nganjëherë duket e tepruar kurimi i fytyrës me këto app, pasi lëkura e saj nuk dallohet nga ajo e bebeve!

Image

Donika Kadaj- Bujupi

Donika Kadaj Bujupi, ish-deputetja kosovare, është një tjetër emër që po i ‘çan’ aplikacionet për rregullimin dhe pastrimin e fytyrës. Nëse ndalemi i krahasojmë këto dy foto, vërejmë se si ajo në foton e parë pas rregullimit nuk i ka më as qeset nën sy që krijohen, se lë më shenja apo rrudha! Kështu, Donika duket shumë më e re tani, se sa kur ishte e re dikur, shkruan Syri Kosova.

Image

Remzie Osmani

As Remzie Osmani s’i shpëtoi këtij trendi të rrjeteve sociale, ashtu siç bëjnë koleget e saj. Në këto dy fotografi krahasuese vërehet qartë se sa shumë ndryshon ajo, kur fytyrës në foto i vë shumë fotoshop. Pra, me fotoshop po duket 10 vjet më e re se sa që është realisht.

Image

Vjollca Haxhiu

Edhe Vjollca Haxhiu po ashtu e ka kompleks pjesën që të paraqitet sa më në formë të jetë e mundur. Pra, nuk janë të rralla rastet kur ajo nuk e kursen dorën në rregullimin e fytyrës me fotoshop.

Image

Pos këtyre emrave, janë edhe Adelina Ismaili e Ryva Kajtazi që kanë nisur të përdorin më të madhe rregulluesit e kuruesit e fytyrës që e tregojnë në rrjetet sociale.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco