‘Këtë tekst kënge ia kam dedikuar Borës’, Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën

‘Këtë tekst kënge ia kam dedikuar Borës’, Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën

08:57, 21/10/2021

Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qendër të vëmendjes së publikut.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

 

Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.

Në një bisedë me disa nga banorët, aktori i humorit ka treguar se Bora është femra që ka dashur më shumë gjithë jetën, si dhe ka rrëfyer se tekstin e këngës “Toxic love” e ka shkruajtur vetë si një dedikim për situatën e ndarjes me moderatoren.

 

Pjesë nga biseda: 

 

Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim

 

Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike

 

Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë

 

Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur

 

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?

 

Donaldi: Nuk e di…

 

Kledi: Dy gela është e pamundur të rrijnë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah

 

Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun?

 

Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e ka kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë

 

Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit

 

Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco