Avokatja seksi zbulon se është në lidhje dashurie, më ka blerë makina dhe diamante

Avokatja seksi zbulon se është në lidhje dashurie, më ka blerë makina dhe diamante

19:50, 20/10/2021

Redona Koçi është një emër shumë i përfolur në showbizin shqiptar. 

Ajo njihet si juristja seksi, që po çmend ‘Instagramin’.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se nuk pëlqen kur dikush e thërret me këtë emër, pasi thjesht ka mbaruar shkollën dhe nuk e ushtron si profesion.

Redona thotë se ajo tashmë është një modele dhe një nga influencueset më të kërkuara në treg.

“Aktualisht merrem me modeling, influencer, photoshooting. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabut. Sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, të cilët ekspozoshin. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo se unë jam shumë open mind, shumë europiane me veten time.

Faktikisht është një punë e vështirë, kërkon pozitivitet. Unë nuk është se kam nisur të mbahen nga Instagrami. Unë kam një familje që jetojnë shumica jashtë dhe e ndihmojnë të jetojë”.

Më tej, Redona ka zbuluar se ka një lidhje prej 8 vitesh me një djalë të pasur dhe dhurata më e shtrenjtë që ai i ka bërë është një unazë me diamant.

“Kam 8 vite me partnerin tim. Përderisa qendrojmë bashkë dhe kemi 8 vite, ndjejmë diçka për njëri-tjetrin. T’ja lëmë kohës si do eci. Unë jam cik aventurier dhe nuk jam për martesë. Është pak xheloz, por më mirëkupton.

Dhurata më e shtrenjtë që më ka bërë janë shumë, makinë, një unazë diamanti. Nuk mund të bëjmë sikur nuk i pëlqejmë. Unë vdes për gjëra të thjeshta, kur mundësitë janë, pse jo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco