Donald Veshaj komenton sërish marrëdhënien me Bora Zemanin

Donald Veshaj komenton sërish marrëdhënien me Bora Zemanin

16:45, 20/10/2021

Gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft e komentuar lidhja ndërmjet prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Ky i fundit, i cili ndodhet prej javësh në Big Brother VIP, po vazhdon të flasë për raportin e tyre meqë janë ndarë prej disa muajsh.

Derisa po bënin një diskutim ndërmjet tij dhe banorëve të tjerë përfshirë edhe shoqen e ngushtë të Borës, Semi Jaupaj, prezantuesi thekson se ka qenë femra që e ka dashur gjithë jetën.

I pyetur nga Fifi nëse është gati për të mbyllur këtë histori, Veshaj ngeli pa fjalë duke thënë se nuk është i sigurt akoma.

“A je gati për ta lënë që të përfundojë e gjitha”, ka qenë pyetja e Fitit drejtuar Donaldit.

Ka qenë një gjë e fortë, ishte një gjë që të lodhë, e ke parasysh nga fundi. Realisht nuk di të japë një përgjigje, por është gjëja më e madhe që më ka ndodhë”, është shprehur artisti nga Vlora.

“Nuk e di, ta them realisht që nuk e di. Është më e ndërlikuar që kaq. Ajo është femra që e kam dashur gjithë jetën”, thekson më tej ai.

Sidoqoftë, duket se është një histori që nuk është mbyllur ende dhe presim të shohim se si do të rrjedhë në vazhdim.

Ata kanë qenë bashkë për më shumë se dy vite. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco