Ami tregon arsyen pse nuk pranon të jetë pjesë në filmat e Ermalit

Ami tregon arsyen pse nuk pranon të jetë pjesë në filmat e Ermalit

08:35, 20/10/2021

Amarda Toska prej vitesh është tërhequr nga ekrani dhe është përqëndruar tek biznesi ndërsa Ermali nga ana tjetër është angazhuar në kinematografi.

E ftuar tek "Rudina", Ami ka treguar se i është propozuar të luajë në një prej filmave të Ermalit, por ajo nuk ka pranuar.

“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”, tha Ami.

“Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion.

Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet", tha Ami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco