Këto janë kampionet e 'cullakut' në botën shqiptare të showbizz-it

Këto janë kampionet e 'cullakut' në botën shqiptare të showbizz-it

15:00, 19/10/2021

Që pas vitit 2000, femrat shqiptare kanë marrë tjetër stil në veshje. Nëse dikur visheshin me rroba të gjata dhe konsiderohej turp zbulimi i trupit, sot kjo mendësi konsiderohet “mentalitet i lashtë”. Madje, zhveshja ndonëse nganjëherë e tepruar, sidomos nga femrat e njohura të estradës, nuk konsiderohet gjë tjetër, veçse art. Syri.net Kosova sjell më poshtë disa nga emrat që ‘vdesin’ të pozojnë në mënyrë shumë provokative

SYRI KOSOVA

Adelina Ismaili sot llogaritet emri që ka thyer gjitha tabutë në Kosovë, sa i përket prezantimit të një femre shqiptare, sidomos nga viti 2000 e tutje.

Ajo në paraqitjet e saj dilte më e “zhveshur seç duhej” dhe nuk janë të rralla rastet kur shpesh është bërë cak i ‘sulmeve’ përmes komenteve të ndryshme, kryesisht negative.

Por, pas Adelinës, me shtimin e emrave në estradë, po flasim gjithmonë për femra, ky stil i veshjes filloi të dukej shumë normal, shkruan Syri Kosova.

Madje, kur u pyetën për komentet që marrin në bazë të rrobave, këngëtaret, modelet etj., nuk hezitonin të thoshin se kjo veshje tregon evropianizimin e tyre.

Ndërsa, sot, në kohën e teknologjisë e rrjeteve sociale, zhveshja konsiderohet thjesht art.

Sa më zhveshur që dalin, fytyrat publike (femrat) komentohen më shumë, kritikohen e u bëhet një gjyq i vërtetë!

Syri.net Kosova sjell më poshtë disa nga emrat më IN, sa i përket provokimeve me pak rroba në trup, kryesisht pamje nga Instagrami.

Morena Taraku

E bukur, joshëse, me shumë stil. Që nga koha kur u bë Miss, Morena Taraku ka ndryshuar stilin e saj dhe pozat që publikon në Instagram, ajo dallohet me një detaj: Imazhet vetëm me bikine dhe duke u ‘thyer’ në mes, që të dal sa më bombastike. Morena ka arritur të marrë vëmendje pikërisht për shkak të formave trupore, duke u cilësuar sot si një nga ikonat e bukurisë shqiptare, ani pse me operacione plastike.

Image

Enca Haxhia

E kritikojnë shpesh për peshën, por, kritikat e tilla nuk e ndalin Enca Haxhia që shpeshherë të pozojë ashtu siç e ka bërë nëna. Madje, jo veç në Instagram, Enca totalisht e zhveshur del në ‘OnlyFans’, një aplikacion kur njerëzit paguajnë që ta shohin atë të zhveshur. Këngëtarja veçohet për gjoksin që ka dhe për të pasmet që nganjëherë i devijon me fotoshop.

Image

Oriola Marashi

Sot llogaritet si një nga modelet më të bukura shqiptare. Bukurisë së saj, Oriola Marashi ia ka shtuar edhe një dozë paraqitje provokative (e zhveshur) dhe bëhet super e kompletuar. Nëse hyjmë në faqen e saj në Instagram, krejt çka shohim është arti që ajo dhuron me pozat e zhveshur, por, jo në atë ekstrem sa të zbulojë gjithçka. Edhe nëse do donte, Instagrami ia censuron këtë gjë!

Image

Trejsi Sejdini

Trejsi Sejdini është një tjetër emër që ‘vdes’ për të pozuar në mënyrë sa më provokative. Si Oriola Marashi, edhe ajo llogarinë e saj në Instagram e ka të mbushura me fotografi ku shfaqet thuajse e zhveshur, duke treguar se sa e bukur duket ashtu. Madje, provokimi shkoi deri në atë masë sa pozoi edhe në vaskë!

Image

Vildane Zeneli

Listën e modeleve e vazhdojmë dhe e përmbyllim me emrin e Vildane Zenelit. Bukuroshja kosovare që jeton jashtë kufijve në Instagram publikon fotografi ku shihet thuajse e zhveshur dhe duket tmerrësisht bukur me pamjen e saj. Kujtojmë që Vildanja është një nga modelet e para kosovare që ka arritur shumë në karrierën e saj dhe ndër të parat që pozon në këtë formë, shkruan Syri.net Kosova.

Image

Roza Lati

Ditëlindjen e saj e festoi duke pozuar e zhveshur. Prandaj, Roza Lati, moderatorja shqiptare, hyn në listën e femrave që shquhen për lakuriqësi. Madje, jo vetëm në këto poza, ajo shpeshherë del e tillë edhe në rastet tjera. Kujtojmë që edhe Roza njihet për ndërhyrje kirurgjikale.

Image

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka arritur moshën 40 vjeçare. Por, për të siç duket nuk është problem ky fakt, që të dal sa më e zhveshur sa më provokative. Ndonëse nënë e dy vajzave, Fjollës nuk i ka penguar që të dal në një shtrat me dy meshkuj, të cilët ishin të zhveshur totalisht.

Image

Nora Istrefi

Nora po ashtu është nënë e një vajze. E, ndonëse e tillë, ajo dikur bënte klipe ku shfaqej nudo në vaskë. Edhe Nora cilësohet për trupin seksi, prandaj, ka se çka të ekspozojë.

Image

Lista është e gjatë për t’i përmendur veç e veç, por, edhe emra si Arta Elezaj, Arta NitajDafina Zeqiri, Tuna, Luana Vjollca, Tayna, Melinda, Era Istrefi e Elvana Gjata, nuk mund të lihen pa u përmendur./Syri.net Kosova/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco