I uron ditëlindjen live! Shihni gjestin e bukur të Ilir Shaqirit ndaj vajzës së tij

I uron ditëlindjen live! Shihni gjestin e bukur të Ilir Shaqirit ndaj vajzës së tij

09:40, 16/10/2021

Vajza e Ilir Shaqirit ka ditëlindjen, dhe balerini i njohur, ndonëse nuk mund të jetë pranë saj në këto momente, e gjeti mënyren për ta surprizuar.

Nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ai shkroi në tokë emrin e saj “Emily” dhe në krah i vendosi një zemër të madhe, që mund të shihet mjaft bukur nga lart.

Për këtë, pati dhe ndihmën e futbollistit Kledi.

“Zemra ime, të dua shumë” i shkroi e bija në Instagram!

Kujtojme se Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco