Deputetja në darkë romantike me të dashurin: Dashuria ime e pafund

Deputetja në darkë romantike me të dashurin: Dashuria ime e pafund

23:29, 21/09/2021

Adriana Matoshi duket se po shijon në maksimum lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld.

Deputetja kosovare, njëherit edhe aktorja e njohur është shprehur se ndjehet tejet e lumtur me partnerin që ka për krah.

Së fundmi çifti kanë dalë për të darkuar, derisa Keith ka zgjedhur të publikoj një fotografi ku të dy i mbajnë dorën njëri-tjetrit.

“Dashuria ime e pafund”, ka qenë komenti i aktores në postimin që ka bërë Keith.

Ndryshe, aktorja javë më parë u shpreh se vajzat do ishin me fat nëse do të kishin një partner siç është i dashuri i saj, Keith.

Theksojmë se nga martesa e saj e parë, aktorja ka katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco