Ronela Hajati vjen me imazhe nga prapaskena e klipit të ri

Ronela Hajati vjen me imazhe nga prapaskena e klipit të ri

20:33, 15/09/2021

Ronela Hajati ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka qenë mjaft pasive vitin e kaluar sa i përket angazhimit në muzikë.

Ajo ka lansuar albumin e fundit “Rron” pak muaj më parë, i cili erdhi pasi Ronela kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj tash e sa kohë.

Ndërsa si duket ajo tashmë është duke sjellë diçka të re për fansat, pasi ka publikuar pamje nga prapaskenat e klipit të ri muzikor.

Ronela sot ka ndarë një fotografi nga prapaskenat e klipit të ri muzikor, prej ku shfaqet e veshur me rroba të kuqe mjaft ekstravagante dhe flokët e rregulluara e të gjata deri tek këmbët e saja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco