Pse italianët po e konsiderojnë kopertinën e ‘Vogue Italia’ hipokrizi? 

Pse italianët po e konsiderojnë kopertinën e ‘Vogue Italia’ hipokrizi? 

19:59, 15/09/2021

Revista “Vogue Italia” po përballet me kritika të shumta pasi nuk ekspozoi siç duhet bregdetin toskan. Qytetarët italianë e kanë cilësuar “kopertinë hipokrite” dhe po kërkojnë që revista të kërkojë falje publikisht. 

Kopertina e muajit shtator ka në qendër plazhet e bardha, të bukura në Rosignano Solvay, Toskana, një zonë e cila shpesh është cilësuar si “Maldivet e Italisë”. 

Bazuar në imazhin që ka ekspozuar “Vogue Italia” është e pamundur të kuptohet se bregdeti ka shumë afër dhe një fabrikë kimike, përgjegjëse për ndotjen e detit, sipas Vice World News. 

Kopertina nuk ka asgjë të gabuar, uji kristal dhe modele të veshura që ecin brenda dhe jashtë ujit në drejtime të ndryshme. 

“Uji është simbol parësor i rigjenerimit, shpengimit dhe kthimit në jetë,” – tha Massimo Vitali, fotografi. 

Një fabrikë kimike e ndërtuar nga kompania me bazë në Belgjikë “Solway” ka qenë e pranishme e Rosignano që nga viti 1913. 

Përveçse shumë e pakëndshme për t’u parë, fabrika ndot edhe detin që e ka shumë afër me mbetjet kimike që prodhon, problem ky që qytetarët e kanë vuajtur me dekada të tëra. 

Ngjyra e famshme e bardhë e rërës që e bën plazhin kaq popullor është për shkak të sasive të larta të mbetjeve të hirit gëlqeror. 

Vice raporton se në vitin 2017, peshqit po largoheshin në breg me nivele shumë të larta të amoniakut në trupat e tyre. 

Rregullatori përgjegjës për vlerësimin e sigurisë së ujit vazhdon të këmbëngulë se uji është i sigurt për të notuar, pavarësisht se rezulton pozitiv për nivele të larta të toksinave. 

“Vougue Italia” argumentoi se kishte për qëllim të “rriste ndërgjegjësimin” për problemet mjedisore dhe jo të lavdëronte një plazh të ndotur. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco