E kritikuan për veshjen, reagon Kim Kardashian

E kritikuan për veshjen, reagon Kim Kardashian

17:57, 15/09/2021

Veshja e Kim Kardashian shkaktoi zhurmë në media, pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në ‘Balenciaga’.

Ajo shkroi në “Instagram” për 253 milionë ndjekësit e saj: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët?!”

 

Kjo veshje është e frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë, pasi ylli i “KUWTK”, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse.

 

Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco