Kanye West bën lëmsh rrjetin, çfarë po ndodh mes tij dhe Kim Kardashian?

Kanye West bën lëmsh rrjetin, çfarë po ndodh mes tij dhe Kim Kardashian?

16:33, 15/09/2021

Kanye West dhe Kim Kardashian së fundmi me veprimet e tyre kanë nxitur të gjithë fansat të mendojnë se mes tyre ka ndodhur një ribashkim.

Së fundmi, reperi ka filluar ta ndjekë përsëri ish-bashkëshorten e tij në Instagram.

Përveç Kim-it ai tani po ndjek edhe disa llogari tjera në këtë rrjet social.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kim  Kardashian, i çuditi të gjithë pasi për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field në promovimin e albumit të tij më të ri “Donda” , ku u shfaq e veshur si nuse.

 Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë.

 Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

Ende nuk dihet me siguri nëse kemi një ribashkim të vërtetë mes tyre këtë herë, por mbetet për tu parë.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco